Sorry, no posts matched your criteria.

Dëshmia e punonjësit të TMZ në gjyqin e Heard-Depp: Bashkëpunoi me ne për të nxjerrë “mavijosjen e supozuar”

Të tjera detaje kanë dalë në dritë mbi gjyqin mes Johnny Depp dhe Amber Heard. Tashmë ka dëshmuar një gazetar i TMZ, dëshmia e të cilit mund të ndryshojë kompletë rrjedhën e ngjarjeve. I thirrur nga ana e Depp, nëdëshminë e tij Morgan Tremaine, ish-menaxher i detyrave në terren me TMZ, tha se ai dërgoi fotografë për të kapur fotografitë e aktores në gjykatën e LA në maj të 2016.

TMZ organizoi të kapte fotot e aktores ndërsa dilte nga gjykata “ajo do të ndalonte dhe do të kthehej drejt kamerës për të shfaqur mavijosjen në anën e djathtë të fytyrës, mavijosjen e supozuar”, dëshmoi ish-punonjësi.

TMZ priste që Amber Heard ‘të ndalonte, të kthehej dhe të shfaqte mavijosjen e saj’ kur mori urdhrin e ndalimit kundër Johnny Depp, i tha gjykatës ish-punonjësi i faqes së thashethemeve.

Ai tha: “Objektivi ishte ta kapnin atë duke dalë nga gjykata dhe ajo do të ndalonte dhe do t’i kthehej kamerës duke shfaqur mavijosjet”.

Heard ka dëshmuar se ajo u trondit kur pa fotografë jashtë gjykatës pasi gjykatësi i dha asaj urdhër ndalimi ndaj Depp.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com