Sorry, no posts matched your criteria.

Dëshironi të blini një shtëpi në Tiranë? Dëgjoni më parë këshillat e drejtueses së Future Home Real Estate, Hodinela Qose

Dëshira më e madhe e çdo njeriut që punon e jeton në Tiranë është të ketë një shtëpi të tijën. Shpesh kjo dëshirë rri gjatë e parealizuar, natyrisht e kushtëzuar nga kushtet e çdokujt. Por duket se për të gjithë ata që duan të kenë një banesë të vetën, dëshira nuk mjafton. Drejtuesja e Future Home Real Estate, Hodinela Qose, ka ndarë disa këshilla me ndjekësit tanë sesi të gjejmë shtëpinë e duhur, me ndihmën e një brokeri. E pyetur prej Global Ëoman, Hodinela shprehet se ndërhyrja e një brokeri në këtë proces tashmë është bërë e domosdoshme.

“Arsyeja është se janë agjentët e Real Estate që njohin më mirë tregun, çmimet, zonat, ndërtimet dhe çdo detaj tjetër që lidhet me një shtëpi të re. Gjithashtu, agjentët janë edhe ndërmjetësuesit më të mirë mes blerësit dhe shitësit”, shprehet Hodinela. Por si të gjejmë një shtëpi të mirë, të përballueshme në Tiranë? “Hapi i parë është identifikimi deri në detaj të të gjitha specifikave që kërkon klienti, natyrisht në raport edhe me mundësinë e tij ekonomike. Në bazë të informacionit që merr nga klienti, brokeri ka mundësi të gjejë zonën më të mirë, ndërtimin më të specializuar si dhe ofertën më të mirë nga blerësi. Future Home ka një larmirshmëri pronash dhe për çdo specifikë të çdo klienti ka një pronë për t’i propozuar.

Duke njohur me detaje këtë treg, agjenti i Future Home e ka edhe më të thjesht negociatën me shitësin”, shprehet Hodinela. Drejtuesja e Future Home nuk lë pa na renditur edhe disa nga zonat më të pëlqyera për momentin që gjithnjë e më tepër po kërkohen edhe nga klientët e saj. “Ka shumë zona të pëlqyera, në fakt aktualisht po kërkohen rezidencat që janë disi më të veçuara, komplekset e pallatave. Pastaj sa i përket zonave qendrore të Tiranës, Blloku, Myslym Shyri, Liqeni, 21 Dhjetori, Unaza janë disa nga zonat më të kërkuara nga klientët, por edhe disa nga banesat më cilësore”, përfundon drejtuesja.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com