Sorry, no posts matched your criteria.

Debat i ashpër në studio: Sindi akuzon Julin se i ka ofenduar familjen

Sot në “Për’puthen” ndodhi një debat i fortë dhe i ashpër midis Sindit dhe Julit.

Sindi akuzon Julin se i ka ofenduar familjen në një video live së bashku me Alesandron.

Ajo tha se e gjithë familja e saj është prekur shumë nga kjo ndodhi dhe se nuk janë aspak mirë.

 Gjatë videos live, Alessandro thotë se njerëzit ju kërkojnë djemve që t’ju bashkohet Sindi dhe në këtë moment Juli shprehet: “Ik i q**** robt”.

Sindi tha se këtë video ja kishte dërguar një kushëriri i saj, i cili ishte ndjerë i fyer nga kjo sharje. Me lot në sy ajo tregoi se nëna e saj u detyrua të merrte një qetësues të fortë pas videos dhe se i ati ishte nevrikosur.

“Ka ndikuar shumë në familjen time. Është një sharje banale në videon live, që ka prekur familjen time. Kam parë dje familjen time, në situata që nuk i mendoja kurrë. Këtë video ma ka komunikuar kushëriri im. Mamaja akoma nuk e ka kaluar humbjen e gjyshit, pas kësaj u bë shumë keq, ka marrë qetësues shumë të fortë. Kam duruar sharje, ofendime dhe skena të rënda, por jo për familjen time. Mezi kam ardhur sot në Top Channel. Nuk arrij dot të qetësoj familjen time”, u shpreh Sindi.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com