Sorry, no posts matched your criteria.

Debat i ashpër në studio! E ftuar, mamaja e Antonelës

Prej disa javësh, Antonela është tërhequr nga Mevlani duke ia lënë këtë të fundit Ledjanës.

Antonela tha se e do aq shumë Mevlanin sa do ta lërë të lirë sepse do lumturinë e tij.

Vetëm dje Ledjana dhe Mevlani u deklaruan për njëri-tjetrin.

“Siç të kam lënë gjithmonë të lirë, kështu do të lë. Siç ta kam dhënë unë ty, kërkoj sinqeritetin tënd , asgjë më tepër nga ty. Unë di të them që aty brenda jam vetëm për ty. Unë nuk shoh asnjë person tjetër aty”, u shpreh Mevlani, teksa e pyeti Ledjanën nëse edhe ajo do të bënte të njëjtën gjë.

Sot në studio ka qenë e ftuar mamaja e Antonelës, Donika, e cila pati një debat midis saj dhe Ledjanës.

Mamaja e konkurrentes i tha Mevlanit se ai nuk ishte për vajzën e saj, gjë që solli një debat mjaft të fortë.

Ndërkohë Antonela u nervozua shumë dhe iu drejtua autores së programit se nëse Ledjana do t’i drejtohej me këtë gjuhë së ëmës, ajo do të largohej nga emisioni.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com