Sorry, no posts matched your criteria.

Kirsten Dunst bëhet nënë për herë të dytë

Kirsten Dunst, aktorja e njohur dhe tepër e dashur për publikun, është në pritje të fëmijës së dytë.

Këtë lajm ajo e bëri të ditur nëpërmjet një seti fotografik të realizuar për revistën ”W”.

Dunst në këto foto vuri në fokus barkun e rrumbullakosur me një fustan rrjetë të bardhë.

Ndërkohë dyshja akoma nuk ka zbuluar gjininë e bebes që është rrugës.

Kujtojmë se Kirsten dhe ylli i “Breaking Bad”, u fejuan në janar të vitit  2017. Çifti nisën njohjet e para që nga viti 2016 gjatë xhirimeve të “Fargo”.

Në maj të vitit 2019 ata u bënë prindër të një djali të cilin e pagëzuan me emrin Ennis.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com