Sorry, no posts matched your criteria.

Çudit babai i Amy Winehouse: Fantazma e saj më ka vizituar

Babai i Amy Winehouse, Mitch, ka shokur fansat me deklaratën e fundit, duke deklaruar se shpirti i të bijës e ka vizituar 3 vite më parë.

Mirror shkruan se Mitch ka treguar se vazhdon ta ndjejë ende prezencën e saj rrotull vetes dhe madje e ka ndjerë se ajo i është ulur njëherë mbi shtrat. Babai i së ndjerës ka rrëfyer se këtë gjë e ka konfirmuar më vonë edhe nga një  person që ka fuqi telepatike.

 “3 vite më parë, po qëndroja në apartamentin e Amy-t dhe ndjeva se diçka po hynte nga dritarja dhe hyri pas shpinës sime. Mu duk sikur dikush më vendosi një furçë dhëmbësh elektrike në kurriz. Ndjenja ishte shumë dramatike, por ishte një ndjenjë shumë e dashur. Pashë orën dhe ishte 5:02 e mëngjesit. Më zuri paniku se po pësoja një krizë ose sulm në zemër, por më pas u qetësua. Më vonë vizitova një grua dhe ajo më tha ‘Amy erdhi për të të parë.  I shpjegova asaj se çfarë ndjeva dhe ajo më tha ‘Ajo ka qenë energjia e Amy-t’. Unë e ndjej atë gjatë gjithë kohës dhe e di se dhe Janis e ndjen. Djali im më ka thënë se e ka parë në një dritë të zbehtë blu. Të gjithë ne e ndjejmë prezencën e saj”,  u shpreh babai.

Më 23 korrik do të publikohet një dokumentar i “BBC’, që mban titullin “Reclaiming Amy”, 10 vite pasi mjekët e gjetën të vdekur në shtëpinë e saj në moshën 27-vjeçare. Këngëtarja vdiq tragjikisht në korrik 2011 nga helmimi me alkool në moshën 27 vjeçare.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com