Sorry, no posts matched your criteria.

Cher konfirmon lidhje me producentin 36-vjeçar: Dashuria nuk njeh matematikë

Cher ka konfirmuar lidhjen e saj me producentin e muzikës Alexander Edwards të shtunën teksa ndau një foto të të dashurit të saj së bashku me një emoji zemre.Artistja 76 vjeçe, zbuloi se ajo trajtohet ‘si një mbretëreshë’ nga partneri 36-vjeçar.Këngëtarja, e cila tashmë e ka prezantuar Aleksandrin me familjen e saj, ka hequr diferencën 40 vjeçare dhe ka thënë: ‘Dashuria nuk njeh matematikë’.

Një fans i kërkoi asaj të konfirmonte lidhjen që ajo bëri me një seri emoji dhe shtoi se ata u takuan për herë të parë gjatë Javës së Modës në Paris muajin e kaluar.Cher u kundërpërgjigj duke shkruar: Urrejtësit do të urrejnë… Nuk ka rëndësi që ne jemi të lumtur dhe nuk shqetësojmë askënd’.Alexander njihet më së shumti për lidhjen me ish-in e Kanye West, Amber Rose, 39 vjeç, me të cilin ndan djalin tre-vjeçar Slash Electric Alexander Edwards.Në gusht, Amber akuzoi producentin se kishte lidhje me 12 njerëz të ndryshëm dhe më vonë ai u shfaq në rrjetet sociale për të pranuar se e kishte tradhtuar. Megjithatë, Cher injoroi shqetësimet e fansave duke thënë: “Jam e dashuruar, nuk jam e verbuar prej saj”.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com