Çfarë tregon ngjyra e buzëkuqit për karakterin tuaj
E keni menduar ndonjëherë që ngjyra e buzëkuqit mund të tregojë për personalitetin tuaj? Nuancat dhe tonet e ndryshme që përdoren kanë kuptime të ndryshme, si për shembull e kuqja që zakonisht tregon pasion dhe portokallia që tregon gëzim.
Më poshtë ju tregojmë se çfarë do të thotë çdo lloj ngjyre e buzëkuqit që përdorni.
Portokalli
Ju keni një sens të madh humori, dhe zakonisht kaloni kohën tuaj të lirë me miq ose duke takuar njerëz të rinj. Jeni shumë e shoqërueshme dhe me një personalitet të gjallë natyror, i cili gjithmonë sjell vëmendjen e njerëzve tek ju kur dilni. Njerëzit ju duan për shakatë tuaja dhe pozitivitetin që rrezatoni.
I kuq
Ju jeni e guximshme dhe e patrembur kur hasni sfida të reja. Një nga gjërat më të rëndësishme për ju është të ndiqni pa pushim ëndrrat tuaja dhe të punoni shumë për të arritur qëllimet tuaja. Ju gjithashtu keni një dobësi për gjërat e thjeshta dhe klasike.
Rozë
Ju jeni kujdestarja e grupit të miqve tuaj. Sa herë që dikush ka një problem, ai vjen tek ju për ngushëllim dhe mirëkuptim. Jeni shumë të dashura dhe të përulura, ndonjëherë deri në pikën e të qënit pak emocionale. Megjithatë, njerëzit ju vlerësojnë për ndjeshmërinë tuaj.
Nude
Ju i shijoni gjërat e thjeshta në jetë dhe përpiquni të bëni më shumë me aq pak sa keni. Ajo që ju e vlerësoni më së shumti është ndershmëria dhe ju nuk bëni si shumë e ëmbël, as me të huajt. Miqtë ju duan për ftohtësinë, personalitetin, si dhe aftësinë tuj për t’u çlodhur dhe për të qenë në kontakt me anën tuaj të brendshme.
Ngjyrë kafe
Për ju, familja gjithmonë vjen e para. Sa më shumë kohë që kaloni me familjen tuaj, aq më të lumtura jeni. Ju pëlqeni shumë gjërat tradicionale dhe keni qejf të krijoni kujtime të mira. Jeni e dashuruar pas nostalgjisë prandaj ju pëlqen edhe të shihni filma, muzikë apo modë sin ë kohërat e vjetra.
Vjollcë
Pasi ta dini se çfarë doni asgjë nuk mund t’ju ndalojë. Disa mund të thonë se jeni kokëfortë, por ju jeni thjesht e vendosur shumë. Jeni një udhëheqëse e lindur dhe keni një vullnet të fortë që i bën njerëzit t’ju dëgjojnë dhe t’ju ndjekin me lehtësi. Ju gëzoni konkurrencë dhe nuk do të merrni asgjë më pak se një fitore.
E zezë
Nuk ju intereson fare çfarë thonë të tjerët për ju. Ju thjesht jetoni jetën tuaj dhe përpiqeni të jeni sa më e pavarur që është e mundur. Rregullat janë krijuar për t’u “thyer” dhe juve ju pëlqen të rebeloheni. Ju keni një mendje të fortë filozofike dhe gjithmonë vini në pikëpyetje botën rreth jush.
Fosforeshente
Ju jeni një artiste: jashtëzakonisht krijuese dhe unike në sytë e njerëzve të tjerë. Njerëzit ndonjëherë mund të përpiqen t’ju kuptojnë por ju jeni shumë para. Ju jeni të çuditshme dhe të gëzuara, dhe ndoshta edhe pak idealiste.