Sorry, no posts matched your criteria.

Një mundësi e artë! Dua Lipa feston suksesin e “Future Nostalgia”

Dua Lipa, këngëtarja me famë botërore, ka realizuar albumin e saj “Future Nostalgia” në periudhën  karantinës nga divani. Ajo vetë nuk ishte e sigurtë nëse duhet ta publikonte apo jo albumin, por mesa duket ka bërë gjënë më të mirë.

Ky album jo vetëm që pati një sukses të jashtëzakonshëm, por e bëri  këngëtaren të cilësohej si “mbretëresha e karantinës”.

Së fundmi, Lipa u bë mjaft nostalgjike duke u kthyer pas në kohë për t’i treguar gjithë botës mundësitë që ky album i kishtë dhënë.

“Gjithmonë them se jam shumë mirënjohëse për mënyrën se si ky album ka gjetur shtëpinë tek ju, por përtej kësaj ndihem sikur na ka sjellë më pranë njëri-tjetrit.

Më ka mësuar durimin, fuqinë, besimin, lumturinë dhe atë që duhet të bëj në mënyrë për të qenë versioni më i mirë i vetvetes. Më ka hapur një botë mundësish dhe e gjitha kjo falë jush!!.“, tha ajo.

Ajo gjithashtu ka ndarë disa foto në Instagram teksa është surprizuar nga miqtë me një tortë dhe dhurata në simbol të një vjetorit të albumit.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com