Çfarë po ndodh midis Atdheut dhe Antonelës/Mos vallë janë pajtuar?!
Antonela dhe Atdheu patën një debat të ashpër në studio, ku Atdheu para të gjithëve tha se është puthur me Antonelën. Ai ndërhyri në një përballje që kishte Ledjana, Antonela dhe Mevlani.
“Kush të shijoji më shumë puthja ime apo me Mevlanin?”, tha Atdheu.
“E di Mevlani që jemi puthur”, ishte përgjigjia e Antonelës.
Mirëpo gjithçka agravoi kur Loco postoi një foto me një litar dhe e ripostoi Atdheu.
Kjo gjë bëri që Loco dhe Atdheu të largohen vetë nga program.
Ndërkohë që të gjithë mendonin se Atdheu dhe Antonela ishin “armiq të përbetuar” me njëri-tjetrin, ata të dy i kanë habitur të gjithë me veprimin e tyre të fundit. Në të njëjtën kohë Antonela dhe Atdheu kanë publikuar gati të njëjtën video, që ka tërhequr menjëherë vëmendjen e ndjekësve të tyre. Ata kanë postuar në Instagram nga një video të tyre teksa këndojnë këngën “Bella Ciao” dhe kanë shkruar njëri “La italiano” dhe tjetra “La italiana”. Për më tepër Antonela vazhdon ta ndjekë Atdheun në rrjete sociale, që do të thotë se gjërat mes tyre shkojnë më së miri.