Sorry, no posts matched your criteria.

Horoskopi i datës 31 Mars 2021

Më poshtë do të gjeni horoskopin e datës 31 Mars 2021

Dashi

Nesër do të keni një rikuperim në dashuri pasi Afërdita së shpejti do të fillojë një tranzit i cili do të jetë i favorshëm për ju për disa muaj. Ju dëshironi stabilitet dhe të zyrtarizoni historinë që po jetoni. Në punë ka propozime për t’u vlerësuar.

Demi

Venusi është ende në shenjën tuaj dhe dashuria do të lulëzojë. Mundohuni të shprehni idetë tuaja në marrëdhëniet me të tjerët, por përpiquni të mos eksitoheni shumë. Në punë, duhet të merrni një vendim të rëndësishëm.

Binjakët

Po kaloni një kohë të mirë për dashurinë por kushtojini vëmendje çështjeve të pazgjidhura të vitit të kaluar. Në punë mund të ketë probleme me dokumentet.

Gaforrja
Do të jeni nën egidën e një Saturni shumë pozitiv, prandaj sot priten gjëra mjaft interesante, sidomos në aspektin profesional, ku mund të keni një ngritje në detyrë. Mos kini frikë nga e panjohura.

Luani
Marsi është në një pozicion të favorshëm për anën profesionale, ku sot vështirë të keni kundërshtarë por sot keni kundër Hënën, e cila sjell “sherre” të vogla në dashuri. Kujdes nga sëmundjet e stinës.

Virgjëresha
Në përgjithësi të lindurit e kësaj shenje do të jenë të favorizuar nga yjet, por duhet të kenë parasysh se janë të tjerët ata që mundohen të nxjerrin përfitime në kurriz të tyre. Pozitiv erosi.

Peshorja

Jeni shumë i stresuar dhe kjo mund t’ju bëjë të diskutoni edhe nëse nuk ka nevojë. Mundohuni të qëndroni larg konflikteve. Çiftet e ngurta mund të mendojnë përpara.

Akrepi

Ju keni një Hënë të favorshme dhe kjo do t’ju sjellë një frymë qetësie në dashuri. Komunikimi është i rëndësishëm në punë, kjo nuk është një periudhë veçanërisht e favorshme.

Shigjetari

Po kaloni një kohë stresuese dhe shumë të trazuar. Kjo perceptohet si në nivelin sentimental ashtu edhe në atë të punës. Ju jeni të nënshtruar, shumë gjëra për të bërë dhe për të menduar.

Bricjapi
Tani jeni në kulmin e dinamizmit e kjo duhet shfrytëzuar për të çuar deri në fund një iniciativë të ndërmmarë kohët e fundit. Mërkurit dhe Marsi në shënjë ai që ju japin stimuj dhe energji të reja.

Ujori
Kuadri yjor sot është shumë i qetë, por është fjala për një qetësi sipërfaqësore, sepse priten zhillime të reja në drejtim të aktivitetit. Jeni tërheqës, por kujdes, se pse mund të fillojë t’ju pëlqejë vetja shumë!

Peshqit
Kalimi i Marsit ne shenjë, do të jetë mjaft pozitiv për shumë prej jush që gjatë kësaj kohe kanë qenë apatikë dhe pa shumë ide. Një propozim i ri për punë nuk duhet refuzuar.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com