Çfarë po ndodh kështu? Doli me Atdheun dhe Geliani ka dy fjalë për Sarën
Sara, konkurrente e “Për’puthen”, u deklarua disa ditë më parë për Gelianin duke thënë se është vetëm për të në studio dhe se nga Atdheu ka hequr dorë.
Nuk priti shumë dhe Geliani u deklarua gjithashtu vetëm për Sarën.
Mirëpo çfare po ndodh kështu? Atëhere kur mendonim se një çift i vërtetë po krijohej, Sara del papritur jashtë programit në një takim me Atdheun. Madje postuan dhe foto me njëri-tjetrin, ku nuk munguan komentet nga dyshja.
“Shif para se mbrapa jam unë”, ka shkruar Atdheu përkrah fotos.
“Bashkë zihemi, larg njëri-tjetrit nuk rrimë dot”, i komentoi Sara më pas poshtë fotos.
Por çfarë ka për të thënë Geliani pas gjithë këtyre deklaratave të forta?
Ai ka postuar në Instagram një foto ku një vajzë shihet duke zgjedhur mes disa maskave dhe përkrah imazhit Geliani ka shkruar:
“Cilën fytyrë përdore sot?”.
Më pas ai ka etiketuar Sarën në një postim ku shkruan: “Dil që këtej”.
Madje Geliani ka hequr Sarën nga lista e ndjekësve të tij, ndërkohë që kjo e fundit nuk e ka bërë këtë gjë. Nuk e dimë nëse e gjithë kjo është një lojë nga ana e treshes për të marrë më shumë vëmendje, por pritet ta shohim në vijim se çfarë do të ndodhë me këtë histori.