Sorry, no posts matched your criteria.

Çfarë e anuloi dasmën e Stresit dhe Keisit në Santorini

Këngëtari i njohur Arkimed Lushaj, Stresi, ka njoftuar ndjekësit për ndarjes përfundimtare nga Kejsi, duke prishur kështu planin e ceremonisë së dasmës private në ishullin grek Santorini.

Marrëdhënia e tyre është shoqëruar me ulje e ngritje përgjatë viteve, por duket se gjithçka ka marrë fund mes çiftit të njohur, Stresit dhe Kejsit.

 “Po jua shpjegoj njëherë e mirë të gjithëve që me zor e prisni këtë lajm! Vajzë më të mirë dhe familje më të mirë se e saj sot e 1000 vjet nuk gjej më, por jeta kështu është nuk mbaron këtu, vazhdon kështu që boll me këto pyetje. Nuk jemi më bashkë”, iu përgjigj Stresi ndjekësve të tij, të cilët e pyetën se si është Kejsi.

Lajmin e konfirmoi vetë reperi, i cili gjatë një bashkëbisedimi virtual me ndjekësit tregoi se është ndarë nga ish-bashkëshortja e tij, me të cilën ishte celebruar në bashki dhe kishin në plan ceremoninë e dasmës.

Ai u shpreh se “vajzë më të mirë se ish-partnerja e tij s’do gjejë më”, por për të jeta vazhdon.

Gjatë një interviste Stresi shprehej: “Ne e kemi bërë planin tonë të ceremonisë së dasmës, që do të jetë totalisht private dhe jashtë Shqipërisë. E kemi menduar ta organizojmë në Greqi, pasi është dëshira e Kejsit që ta organizojmë ceremoninë e martesës në ishullin Santorini. Do të jetë dasmë super moderne dhe në planin tonë”.

Por gjithmonë një artisti me shpirt të lirë është normale t’i bësh pyetjen: “A të tremb martesa?” Ai përgjigjet: “Jo, aspak nuk më tremb martesa! Po punoj shumë në muzikë këto vite, që kur të martohem të kem realizuar disa projekte. Sa për fëmijët, ata i planifikojmë pas martese, si një çift tradicional.”

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com