Sorry, no posts matched your criteria.

CEO i Global Woman Albania feston sot ditëlindjen, dhurata jonë për Linda Prendin

Kjo është një nga ato ditë që gjithçka tjetër ndalon! Ka momente kur festa është kryefjala e ditëve tona. E për të qenë në përputhje me lajtmotivin tonë, Global Woman sot ka festë. CEO i Global Ëoman Albania feston ditën e saj të lindjes. Nuk është e lehtë t’i bësh një dhuratë Linda Prendit.

Nëse mendoni t’i dërgoni lule, rimendojeni edhe njëherë dhuratën tuaj. Nëse mendoni për bizhuteri, më të çmuarat i ka tashmë. Kurora nuk i mungon, (jo vetëm ajo virtualja). Sot gjithçka ka ndaluar, sepse është ndër ato ditët që gjithë vëmendja shkon për festën. Të shumtë kanë qenë miqtë, VIP-at dhe bashkëpunëtorët që e kanë uruar për ditëlindjen e saj, duke ia shtuar shijen festës. Kjo është mënyra jonë për ta uruar. Edhe 100 vite të lumtura për bashkëpunëtoren që di sesi t’i kthejë sfidat në zbavitje!

Jemi të sigurt që për gruan frymëzuese sukseset vetëm sa kanë nisur. Duke e njohur, dimë vetëm t’ju themi, “Prisni”! Më e mira është ende duke ardhur. Tashmë nuk ka më vend për shumë fjalë, gjithë skena është për festën. Me një festë të denjë për të, disa nga emrat elitë të Tiranës dhe jo vetëm janë mbledhur sonte në ambientet e “Arka Roof Top” për të përjetësuar momentin e saj të festës! Gëzofsh çdo ditë me diellin mbi sy dhe buzëqeshjen rrezëllitëse!

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com