Sorry, no posts matched your criteria.

Ç’duhet të bëni për ta nisur mbarë muajin?

Sapo nisëm një muaj të ri dhe është momenti për një nxitje të vogël motivimi. Fillimi i një muaji është koha më e përsosur për të bërë një vlerësim të asaj që ju shkoi mirë dhe të asaj që duhet të përmirësoni nga muaji i kaluar.Një mënyrë për ta bërë këtë është të shkruani gjërat që dëshironi këtë muaj, dhe me anë të këtij planifikimi mund ta bëni muajin tuaj të vlefshëm.

Reflektim

E gjitha ka të bëjë me reflektimin e të menduarit për atë që keni arritur muajin e kaluar, për atë që keni synuar dhe për atë që duhet të përmirësoni. Jo vetëm në anën tuaj profesionale, por edhe në atë familjare apo shoqërore. Sekreti për një reflektim të vlefshëm është shmangia e mendimeve negative.

Përmirësoni veten tuaj dhe gjërat rreth jush

Filloni të mendoni për aktivitete që ju bëjnë të ndiheni mirë fizikisht dhe emocionalisht. Ju mund të bëni një ndryshim nw arredimin e dhomës suaj apo të sistemoni diçka që ka mbetur rrëmujë nga muaji i kaluar. Do të ishte ideale të nisnit dhe një planifikim për aktivitetin tuaj fizik gjatë ditës, siç mund të jetë ecja ose vrapi. Përpiquni të lexoni edhe një libër të bukur këtë muaj.

Përqëndrohuni në qëllimet tuaja

Është shumë e rëndësishme të qëndroni të fokusuar në gjërat që doni, sidomos në fillim të muajit. Mendoni dhe veproni çdo ditë për to.

Krijo një ditë ideale

Nëse doni ta nisni këtë muaj me këmbën e djathtë, duhet të ‘menaxhoni’ mirë ditën tuaj. Dhe kjo nis nga disa gjëra të vogla që ju çojnë në drejtimin e duhur, si për shembull: Si mund të jetë një ditë ideale në punë? Çfarë do të bëni kur të ktheheni në shtëpi; Do e përgatisni drekën apo do e porosisni?; Çfarë filmi do shihni në mbrëmje? etj. Mos harroni seksionin e ‘vet-kujdesit’! Është më i rëndësishmi për të pasur një ditë ideale.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com