Catherine Zeta-Jones zbulon se i kërkoi Adeles, autografin pa i treguar se ishte për të
Catherine Zeta-Jones ka pozuar për kopertinën e “Parade Magazine”, të cilën e postoi edhe për 4.6 milionë ndjekësit e saj në Instagram.View this post on Instagram
“A më kapët në “Parademag?”. Unë po tregoj disa sekrete të panjohura të jetës në xhirime, unë si nënë dhe ai person që ka autograf që duhej të kisha… kush mund të ishte?”, ka shkruar aktorja në mbishkrimin e postimit.
Në revistë, Catherine zbuloi se hera e fundit që kërkoi një autograf ishte kur u takua me yllin e muzikës, Adelën. “Pasi i dhashë Adelës Oscar-in, i kërkova të firmoste një copë letër. Nuk thashë se ishte për mua! Unë gjithashtu kam një fotografi të nesh në prapaskenë”, tha ajo.
Fituesja e “Oscar”, 53-vjeçare dukej elegante me një pulovër kremi, të lirshme dhe pantallona elegant me ngjyrë të gjelbër. Nëna e dy fëmijëve i vuri flokët e saj të gjatë me onde poshtë mbi supe me valëzime të buta dhe zgjodhi grimin e theksuar. Zeta-Jones aktualisht po shijon suksesin e serialit të saj të ri të Netflix “Wednesday”.
Duke folur për rolin e saj si Morticia Addams, nëna ikonë e një adoleshenteje në serial, Catherine tha se instinktet e saj prej nëne u shfaqën. Ndryshe, gjatë festës së Falenderimeve, Catherine bëri diçka romantike për bashkëshortin e saj prej 22 vitesh, ikonën e filmit Michael Douglas.
Artisti 53-vjeçar së bashku me fëmijët e tyre Carys dhe Dylan fluturuan për në Francë ku aktori 78-vjeçar i Wall Street po filmonte një projekt të Apple për ta surprizuar. “Mendova se do të pësonte një atak në zemër”, kishte deklaruar ajo. Douglas po luan Benjamin Franklin në një projekt të ri të Apple. Historia eksploron një nga lojërat më të mëdha të fatit të karrierës së Franklin.