Sorry, no posts matched your criteria.

“Burri im po planifikon një aksident në makinën time, dëmtim serioz i kokës”/ Shënimi i Dianës që mori si dëshmitar Princ Charles

Shënimi, i cili iu dorëzua shërbëtorit të saj, Paul Burrell, lexonte: “Unë jam ulur këtu në tryezën time sot në tetor, me mall që dikush të më përqafojë dhe të më inkurajojë të jem e fortë dhe të mbaj kokën lart. Kjo fazë e veçantë në jetën time është më e rrezikshmja. Burri im po planifikon një aksident në makinën time.

Dështimi i frenimit dhe dëmtimi serioz i kokës për t’i bërë të qartë rrugën që ai të martohej me Tiggy. Camilla nuk është asgjë tjetër veçse një mashtrim, kështu që ne jemi duke u përdorur nga njeriu në të gjitha kuptimet e fjalës”, është ky shënimi i gjetur vite më parë nga Princeshë Diana, që çoi në marrjen në pyetje të ish-bashkëshortit të saj, Princ Charles.

Hetimi zgjati 3 vjet dhe një nga arsyet ishte dhe ky shënim që vetë Diana kishte lënë me dorën e saj. Charles u pyet si dëshmitar, megjithatë nga ato çfarë ai tha asgjë nuk u zbardh nga aksidenti i Dianës në gusht të 1997.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com