Sorry, no posts matched your criteria.

Brad Pitt prezanton linjën e re të kujdesit për lëkurën

Brad Pitt ka hyrë në botën e bukurisë duke lançuar një linjë për kujdesin e lëkurës – që është për të gjitha gjinitë.

Por jo vetëm kaq… I konsideruar si një nga meshkujt më seksi të Hollivudit, aktori ka ndarë edhe rutinën e tij të përditshme të kujdesit ndaj lëkurës.

Linja e tij e re, “Le Domaine”, të cilin aktori e bashkëthemeloi me kultivuesit e verërave organike të familjes Perrin, synon të ngadalësojë procesin e plakjes së lëkurës në mënyrë që të gjithë – pavarësisht nga gjinia apo lloji i lëkurës – të mund të plaken ngadalë, sipas faqes së internetit të kompanisë.

“Nuk dua të iki nga plakja. Është një koncept të cilit nuk mund t’i shpëtojmë dhe unë do të doja të shihja kulturën tonë duke e përqafuar atë pak më shumë, duke folur për të në ato terma”, tha Pitt për Vogue në një intervistë të botuar të mërkurën.

Ai shtoi se, ndërsa ideja e anti-plakjes është “qesharake” ose një “përrallë”, “ajo që është e vërtetë është trajtimi i lëkurës tuaj në një mënyrë të shëndetshme”.

Ai foli tregoi për “Vouge” edhe rutinën e tij të përditshme të kujdesit ndaj lëkurës, për të cilin falënderoi Gwynethin , pasi ishte ajo që e njohu me kujdesin dhe bukurinë e lëkurës. Ai tha tani e pastron fytyrën dhe përdor një serum në mëngjes, e më pas një krem ​​dite. Ndërsa natën ai sërish kujdeset të pastrojë fytyrën dhe më pas përdor një serum dhe krem ​​nate. Ai gjithashtu pranoi se ka një rutinë të thjeshtë të kujdesit të lëkurës për veten e tij.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com