Sorry, no posts matched your criteria.

Bora Zemani tregon se çfarë nuk i pëlqen tek konkurrentët e “Përputhen”

Bora Zemani, moderatorja e njohur ka qenë në qendër të vëmëndjes për shkak të programit që drejton. Numri i ndjekësve të saj është rritur ndjeshëm që nga fillimi i programit.

Së fundmi, në një intervistë për Eno Popin, Bora ka treguar çfarë nuk i pëlqen aspak tek konkurrentët e emisionit.

“Nuk di po diçka që e vë re te shumë prej tyre është në fakt mungesa e etikës në të folur dhe mungesa e respektit, ndoshta ndonjëherë ndaj Arjanit kur kanë debate të forta që këtu nuk jam në asnjë pikë dakord, sepse Arjani është moshë më e madhe se ta dhe respekti duhet absolutisht në këtë rast. Kanë dhe mungesë respekti ndaj njëri-tjetrit, në mënyrën se si flasin. Kanë një mungesë etike…nuk e di”, u përgjigj Bora.

POST A COMMENT