Bizhuteria e veçantë e Cardi B, shndërron kordonin e kërthizës në një zemër floriri
Vetëm disa ditë më parë, reperja Cardi B njoftoi me një shkrim të gjatë se kishte sjellë në jetë fëmijën e saj të 4-t, një djalë që e ka me Stefon Diggs, lojtar i skuadrës New England Patriots në futbollin amerikan.
Ajo e quajti këtë një fazë të re të jetës së saj, jo vetëm për lindjen e djalit, por edhe si një fazë të re frymëzimi për karrierën dhe aspekte të tjera të jetës.
Gjithësesi, për momentin Cardi ende është e fokusuar të ditët e para të djalit, dhe një copëze “të përbashkët” të trupit të tyre ka dashur t’i japë vlerën maksimale: ajo ka marrë kërthizën e të porsalindurit dhe e ka kthyer në një varëse të punuar me ar.
Këtë shërbim reperja e ka kryer te një kompani që quhet “Mommy Made Encapsulations”, e cila pjesës së prerë të kordonit umbilikal i ka dhënë formën e zemrës, e ka dehidratuar e më pas e ka futur për ta larë me ar.
Këtë gjë e ka treguar vet kjo kompani me një video të publikuar në profilin e saj në Instagram, ku mesa duket Cardi nuk shkon për herë të parë si kliente. “Mommy Made Encapsulations” publikoi edhe në vitin 2024 disa foto të Cardi B, atëherë kur reperja solli në jetë fëmijën e saj të tretë, Blossom Belle Cephus, edhe pse nuk u specifikua arsyeja e vizitës së saj atje.
Një zgjedhje mjaft e veçantë kjo por edhe e çuditshme për të pasur një bizhuteri, por kur mendon karakterin e Cardi B, duhet parë si diçka normale.
Komentet në videon e postuar kanë qenë nga më të ndryshmet, nga ato që shfaqnin habi, te ato që nuk e kuptonin një gjë të tillë, e deri ata që e kishin provuar vet një eksperiencë të tillë. Së fundmi, Cardi B ndau edhe fotot e para të foshnjës, i mbështjellë me një batanije të skuadrës së Patriots, ndërkohë që Stefon Diggs ishte pranë saj në spital gjatë lindjes.


