Bisedat me drejtuesit e Top-it që shkuan keq, Flori Gjini ndryshon shtëpi mediatike
Flori Gjini u largua nga Top Channel, vetëm pak ditë pasi nisi sezonin e ri të emisionit të përditshëm “Shqipëria Live”. Moderatori dukej se prej javësh ishte në tratativa me drejtuesit, që mesa duket paskan dështuar. Por duket se vetë gazetari nuk ka humbur kohë për të gjetur një tjetër shtëpi mediatike.
Ka qenë vetë Flori, që nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka bërë me dije se ku do ta shohim nga sot e tutje. Flori, ka postuar në Instastory një foto nga ekrani i Euronews dhe shkruan: “Shihem pas pak”. Nuk dihet se çfarë ka shkuar keq me stafin e Top Channel, që e ka detyruar moderatorin të tërhiqet menjëherë nga emisioni tij dhe brenda javës të gjejë një tjetër hapësirë mediatike.