Sorry, no posts matched your criteria.

Bethanny Frankel i kërkon falje Meghan-it

Bethanny Frankel, autorja dhe sipërmarrësja amerikane, pak orë para se të transmetohej intervista iu drejtua Meghan-it me një status publik.
Ajo tha se Meghan ka keqtrajtuar stafin e Pallatit Mbretëror dhe  shkruante se ajo po qurravitet duke përmendur edhe sesi ajo arriti nga një moderatore në një dukeshë.
“Nga një moderator, në një aktore të panjohur, pastaj duke vuajtur në një pallat mbretëror, në një intervistë me Oprah dhe qindra miliona marrëveshje me mediat”-shkruante Frankel.
Ndërsa sot, Frankel është penduar pasi dëgjoi intervistën dhe tha:
“Pashë intervistën e Meghanit dhe Harryt. Stresi emocional dhe racizmi të bën të ndihesh i mbytur dhe pafuqi. Kur dëgjova për intervistën u habita, por kërkoj ndjesë nëse fjalët e mia e kanë lënduar ose ofenduar atë”.
POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com