Sorry, no posts matched your criteria.

Berisha “thyen” heshtjen zgjedhore. Ish-kryeministri publikon foton e Kim Kardashian, ja si e quan

Politika shqiptare ndodhet sot në heshtje zgjedhore, pas një muaji fushate elektorale për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Kështu, këtë të shtunë nuk lejohet asnjë lloj fushate zgjedhore përmes medias apo zhvillimit të mitingjeve e veprimtarive të tjera zgjedhore të partive ose kandidatëve.

Mirëpo Sali Berisha, ish-kryeministri i Shqipërisë, ka vendosur të “thyejë” këtë heshtje nëpërmjet një postimi në Facebook.

Ai ka postuar Kim Kardashian duke e quajtur diva e botës. E besoni dot?!

“Një mirëmëngjes special nga diva e botës Kim Kardashian”, ka shkruar ai.

Mesa duket, ish-kryeministri qenka një fans i zjarrtë i Kim-it. Epo Kim Kardashian duhet të ndihet me fat për këtë gjë!

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com