Beniada rrëfen lidhjen 7 vjeçare: Më shtyu mami, pas atij s’kam pasur tjetër
Në një bisedë me Sarën, Beniada ka folur për lidhjen e saj më të gjatë.Modelja tregoi se ka qenë e lidhur për 7 vite me një futbollist dhe lidhja e tyre kishte nisur e shtyrë nga mamaja e Beniadës. “Unë vetëm 1 lidhje kam pasur të gjatë. Kemi qenë bashkë për 7 vite nga 16 deri në 23. Ishim moshatarë të dy bashkë.
Ishte dhe një kohë ndryshe atëhërë,deri në moshën 14 vjeç unë kam luajtur me kukulla.Ky luante futboll. Më shumë më shtyu mami, më thonte dil se unë kisha një tip çuni nuk doja të dilja me asnjeri. Kur më ftonte një djalë tek shkolla thoja jo s’më intereson”, tha Beniada. “Po përveç atij a nuk ke gjetur ndonjë person tjetër?”, e pyeti Sarah. “Unë kam punuar shumë dhe kam qenë gjithë kohës lart e poshtë me trena, me avion dhe s’kam pasur kohë të merrem me asgjë tjetër përveç modelingut”, tha Beniada.