Sorry, no posts matched your criteria.

Bella Hadid zbulon me lot në sy problemet e shëndetit mendor

Duke postuar disa foto me sytë me lot të martën, supermodelja u kujtoi ndjekësve të saj se rrjetet sociale nuk janë jeta reale dhe se nuk duhet të ndihen të vetëm. Sipas Page six, 25-vjeçarja vazhdoi, duke u thënë fansave se shëndeti mendor dhe çekuilibri emocional  nuk janë “linear” dhe kanë shpesh ulje-ngritje. Hadid i siguroi ndjekësit e saj se po bëhet më mirë.

 “Për këdo që ka vështirësi, ju lutemi mbani mend këtë. Ndonjëherë gjithçka që duhet të dëgjoni është se nuk jeni vetëm. Pra, këshillë nga unë tek ju, ju nuk jeni vetëm. Unë të dua, të shoh dhe të dëgjoj. Ka gjithmonë dritë në fund të tunelit, dhe kjo ruletë emocionesh gjithmonë ndalon plotësisht në një moment dhe bëhet më mirë”, ka shkruar ajo në instagram.

Hadid gjithashtu shkroi se ajo ka pasur shumë dyshime dhe shpesh ka shkatërruar veten me pyetje nëse po punonte mjaftueshëm për veten. Ajo tha se  duke kaluar kohë vetëm për të kuptuar traumat, shkaqet, gëzimet dhe rutinën tuaj, gjithmonë do të jeni në gjendje të kuptoni ose të mësoni më shumë rreth dhimbjes tuaj dhe si ta trajtoni atë dhe kjo është gjithçka që mund të kërkoni nga vetja.

Hadid foli për shëndetin e saj mendor me fansat në fillim të këtij viti. Ylli e përfundoi postimin e saj duke falenderuar fansat e saj që e dëgjuan të ndante të vërtetën e saj. Në janar, Hadid, e cila ka qenë e hapur në të kaluarën për të luftuar me depresionin dhe ankthin e rëndë që kur ishte adoleshente, bëri një pushim të shkurtër nga mediat sociale për t’u fokusuar në shëndetin e saj mendor.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com