Bella Hadid rrëmben vëmendjen e të gjithëve në Festivalin e Kanës
Bella Hadid ka rrëmbyer vëmendjen e të gjithëve në Festivalin e Kanës. Teksa dje është zhvilluar dita e gjashtë e Festivalit të filmit në Kanë, modelja e famshme ktheu gjithë vëmendjen nga ajo. Bella zgjodhi një fustan klasik të zi, por të gjithë njerëzit mbetën gojëhapur nga qaforja që kishte zgjedhur ajo.
Një krijim nga projektuesi Daniel Roseberry për koleksionin Vjeshtë 2021 të markës Schiaparelli. “Trompe l’œil” përshkruan iluzionin artistik si një detaj të pikturuar ose të sheshtë si një objekt tre-dimensional. Aksesori i kishte mbuluar pjesën e dekoltesë, duke e shndërruar në një pamje të adhurueshme për të gjithë.