Banorja e “Big Brother VIP” zbulon se ka pasur një romancë me Shpatin: Kemi dalë disa herë, jemi puthur…
Shpat Kerleshin ishte banori më i ri i cili u bë pjesë e “Big Brother VIP” ku duket se me njërën prej banoreve të shtëpisë ka pasur diçka jashtë.
Bëhet fjalë për Nitën, e cila e ka treguar këtë gjë gjatë lojës “përgjigju ose prano dënimin” mbrëmjen e djeshme. Ajo deklaroi se para 4 vitesh ka patur disa takime me Shpatin, janë puthur, por nuk ka patur diçka më shumë, duke iu referuar marrëdhënieve seksuale.
Nita tha më tej se pas disa takimesh, ata e kanë kuptuar se nuk kanë ndjenja për njëri-tjetrin dhe kanë vazhduar të jenë vetëm shokë.
“Kur e pe që Shpati u afrua me Dean, ti a ndjeve ndonjë lloj xhelozie?” e pyeti Luizi, Nitën.
“Po them një përgjigje të sinqertë, para 4 vitesh, unë dhe Shpati kemi dalë në një “date”. Ka ndodhur thjesht një puthje. Kemi dalë disa herë, kemi qenë shumë shokë dhe prej asaj, tendenca ka qenë me pas diçka, por nuk ka ndodhur. Thjesht, nuk e kena ndje me pas diçka dhe kemi vazhdu me qenë shokë. Përgjigjia është që nuk kam qenë xheloze, sepse nëse do të doja të isha me Shpatin, do të kishim qenë bashkë.” u përgjigj Nita.
Ndoshta, kjo ka qenë arsyeja dhe pse Nita e njohu direkt Shpatin kur hyri në Big Brother Vip edhe pse ai ishte me maskë.