Sorry, no posts matched your criteria.

Aurela Gaçe pyetet se me cilin nga kolegët nuk flet dhe jep këtë përgjigje

Aurela Gaçe ka qenë e ftuar në emisionin “1 kafe me Labin”. Ajo ka folur për jetën e saj personale dhe profesionale. Gjatë emisionit, ndër të tjera Aurela u pyet se me cilin ose cilën nga koleget nuk flet.

Aurela u tregua diplomate dhe nuk preferoi të japë një emër konkret.

“Nuk kam kolegë që nuk flas. Mbase nuk kam shoqëri apo raporte miqësore me disa, por me kolegët që kam punuar jam shumë mirë me të gjithë. Ka pasur momente që i kam treguar vendin, apo keqkuptime të vogla, po unë jam nga ato natyra që ta them në sy, por nuk mbaj inat, fal”, u shpreh Aurela.

Aurela rrallëherë ka patur përplasje me kolegët apo edhe nëse ka patur ajo nuk i ka bërë asnjëherë publike duke preferuar të qëndrojë larg portaleve.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com