
Arti shqiptar në zi, ndërron jetë Margarita Xhepa
Margarita Xhepa u nda sot nga jeta në moshën 91 vjeçare. Një nga ikonat e të teatrit dhe filmit shqiptar që ka skalitur memorien e publikut shqiptare me role brilante që prej fillimit të saj e deri më tani.
Xhepa kishte krijuar mbi 150 role në teatër ku mund të përmendim: “Majlinda”, Dafina tek Lumi i vdekur , Filja tek Cuca e maleve , Zonja Mëmë tek Kush e solli Doruntinën , Nëna tek Përballë vetes etj.
Ka qënë njësoj e suksesshme në rolet e dramaturgjisë botërore, si Ofelia tek Hamleti, vajza e dytë tek Mbreti Lir, dado tek Romeo e Xhulieta, Mbretëresha Margaret tek Rikardi III, të Shekspirit.
Veç roleve në teatër, ka realizuar edhe 32 role në kinematografi, duke punuar me shumicën e regjisorëve shqiptarë.
Margarita Xhepa ka qenë pjesë e filmave “Vitet e para” , “Gjurmët”, “Dimri i fundit”, “Tokë e përgjakur”, “Një djalë edhe një vajzë”, “Apasionata”, “Gjeneral gramafoni”, “Rrethi i kujtesës”, “Vitet e pritjes”, “Dora e ngrohtë”, “Gurët e shtëpisë sime”, “Pranvera s’erdhi vetëm”, “Koncert në vitin 1936”, “E diela e fundit”, “I dashur armik” dhe i fundit ka qenë “Bolero në vilën e pleqve” krah Robert Ndrenikës.
Homazhet do të mbahen nesër më datë 4 prill në orën 10:00-13:00 në hollin e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit.