
Art në bregdetin e Durrësit, artisja që nxjerr në pah vlerat e këtij qyteti
Jemi në verë dhe sytë e veshët e të gjithëve janë nga bregdeti. Bukuritë shqiptare edhe këtë vit janë kryefjala e pushimeve tona, madje jo vetëm për shqiptarët.

E ku ka më bukur, kur një perlë e turizmit tonë, si Durrësi përzgjidhet për artë dhe kurohet nga artistë. Agjensia Kombëtare e Bregdetit ka zgjedhur Durrësin këtë sezon për projektin artisti bregdetar. Zigrida Berhomi Sulaj ishte kuratore e këtij projekti, duke sjellë mendësinë e artistes edhe në det.

Natyrisht duke vendosur thelbin tek respektimi i natyrës dhe tek nxjerrja në pah e vlerave që bregdeti ynë ka, Zigrida është përzgjedhur për eksperiencën dhe ‘bagazhin’ me të cilin ajo mbërrin në këtë projekt. Ndoshta Zigrida dhe bregdeti i Durrësit ishin dyshja që këtë herë i dhanë këtij qyteti një faqe edhe më dinjitoze.