Sorry, no posts matched your criteria.

Arjan Konomi hedh akuza të forta: Kristjani u jep drogë konkurrentëve

Arjan Konomi, opinionisti i “Për’puthen”, shpeshherë ka pasur debate të forta me Kristjanin sepse ky i fundit që në puntatën e parë e ka konsideruar veten doktor.

Mirëpo, Kristjani ka thënë se e quan veten doktor popullor, por nuk ka mbaruar studimet për këtë fushë. Kjo ka bërë që të ketë debate midis tij dhe Arjanit.

Debatet e forta nuk kanë fund midis tyre. Sot agravoi përsëri situata në studio. Kjo erdhi si pasojë e asaj që përmendi Sara në takim me Erlindin, “çajin që tërbon djemtë.”

Opinionisti Arjan Konomi akuzoi Kristianin se u jepte konkurrentëve drogë, ndërsa ky i fundit tha se është thjesht çaj.

Sara: Çaji i tërbon djemtë.

Kristiani: Është çaj që nuk shitet dhe unë e përdor për rritje të performancës. Jam i vetmi që e kam si çaj. E ka përdor dhe Erlindi, ia ka ndjerë efektin. E ka përdorur dhe Antonela. Është caj matcha që nuk të rrit adrenalinën, as pulsin.

Arjani: Kjo është situatë delikate, të cilën e kam vënë re. Kam dyshuar dhe në njëfarë mënyre tek Erlindi nuk është më ai djalë që ka qenë në fillimet e tij dhe tani është bërë “fluturon, fluturon gomari”.

Kristiani: Nuk ke fytyrë dhe të marrësh avantazh nga situata. Erlindi e ka përdorur dy herë. Nëse ke përdorur skript prap, të kryqëzoj me logjikë. Nëse do, ta tregoj pozicionin me takim 4 minutësh. Ti je opinionist, opinioni nuk ka vlerë për të vërtetën. Nëse do të sulmosh sharlatanët dhe mashtruesit, sulmoji ata se nuk ka sulmuar askënd dhe të kanë shkruajtur disa persona që unë i kam ndihmuar.

Arjani: Ajo që thua është çaj, nuk është çaj, por jep drogë. Të jep halucinacione. Ti je për tu arrestuar me këto që bën.

Kristiani: Manipulator, o zotëri është çaj matcha, mos hamendëso.

Arjani: Ti sjell këtu lëndë narkotike aziatike. Më kanë thënë se këtu djemtë konsumojnë nga ai pluhuri që sjell Kristiani. Kristiani të rrisë performancën e tij në takime. Më kanë thënë gazetarët se e kanë përdorur dhe në takimet e tij dhe është shpërfytyruar. Kjo lëndë mund të jetë narkotike.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com