Arjan Konomi dhe Bashkimi shpërthejnë me ofendime dhe sharje ndaj njeri-tjetrit
Përputhen ka patur një puntatë të vecantë ditën e djeshme ku pjesë e emisionit kanë qënë konkurentët e vjetër të cilët janë rikthyer edhe një herë në qëndër të vëmendjes.
Bashkimi ka qënë ish-konkurenti i parë i Përputhen i cili është ftuar të flasë për të gjithë ekperiencën e tij që ka përjetuar nga ky program duke filluar nga dalja çift me Alvisën deri tek debatet e nxehta të ndodhura herë pas here në studio apo dhe miqësitë e fituara siç ishte ajo me Albin.
Bashkimi ka kujtuar edhe një herë debatin me Arjan Konomin për të cilin ai shprehet se “Po të më japin 1 milion euro nuk i rikthehem asaj nate”.
Ai e ka veçuar këtë ngjarje si përjetim jo të mirë duke mos dashur ta sjellë sërisht në qëndër të vëmendjes. Ky debat mes tyre vazhdoi dhe më tej duke u përsëritur pasi të dy shpëthyen me ofendime kundrejt njëri-tjetrit, duke nxjerrë në pah të gjithë ato defekte dhe pafytyrësitë siç ata i quajtën.
Bashkimi gjithashtu pati dhe një debat të vogël me Efin vajzën me të cilën për një moment të gjithë menduar se mund të Përputheshin por karakteri i fortë i të dyve sipas tij nuk bëri që të dy të vazhdonin njohjen .Ai pati dhe një përballje me Albin mikun e tij të gjetur në këtë program.