Ardian Bujupi publikon hitin e rradhës
Këngëtari i njohur dhe tepër i dashur për publikun, Ardian Bujupi ka publikuar këngën e tij të re.
“Baila Morena” titullohet kënga e tij e re, e cila është në gjuhën gjermane.
Kënga është ritmike e zhanrit RnB, e cila është punuar nga producentët gjermanë Ryder & Seno, ndërsa tektin e ka shkruar vetë këngëtari.
“Baila Morena” vjen e vizualizuar edhe me klip, xhirimet e të cilit janë kryer në Gjermani, dhe i përshtaten mjaft mirë tematikës që kënga trajton.
Ardian Bujupi përndryshe ka qenë shumë aktiv në muzikë me projekte të shumta muzikore, kryesisht për tregun gjerman të muzikës.