Sorry, no posts matched your criteria.

Arbenita akuzon spitalin ku lindi Ninën: Ndihem e pabarabartë me nënat e tjera

Arbenita Ismajli është bërë nënë për herë të parë në Prill të këtij viti. Ajo lindi një vajzë të cilën e quajtën Nina.

Së bashku me Feron vendosën që vajzën ta lindin në një spital në Gjermani, ku dyshja po jeton prej kohësh. Mirëpo diçka e ka revoltuar kaq shumë Arbenitën sa vendosi ta bëjë publike.

“Spitali ku linda në Gjermani nuk e postuan kurrë vogëlushen time në faqen e tyre, ashtu siç kanë bërë gjithmonë me çdo fëmijë që ka lindur atje. Nuk them se po vdes që ata ta bëjnë këtë gjë për mua. Por më duket mosrespekt dhe e pasjellshme nga ana e tyre. Kjo më bën të ndihem e pabarabartë me nënat e tjera që kanë lindur atje. Dhe vogëlushja ime nuk vlen më pak se bebat e tjerë që kanë lindur atje. Ps vajza ime ka lindur në 24 prill”, shkruan Arbenita.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com