Anna Kauri tregon gjithë të vërtetën: Më kanë kërcënuar…
Anna Kauri u largua nga “Për’puthen” sepse ajo po nuk ndihej më rehat aty brenda dhe nuk i tërhiqte asnjë djalë përveç Rinianit.
Ajo para se të largohej i kërkoi Rinianit që të dilte çift me atë dhe njohjen e tyre ta zhvendosnin jashtë sepse aty në mes të kamerave nuk po arrinte dot të njifte veten.
Anna gjithmonë është vënë në “shënjestër” si nga publiku ashtu dhe nga konkurrentët aty brenda sepse i thoshte gjërat troç ashtu siç i mendonte pa marrë parasysh asgjë.
Kujtojmë që bukuroshja ishte e vetmja aty brenda që doli kundër çiftit Tea dhe Andi dhe i mendonte ato jo realë dhe se dashuria e tyre nuk ishte e vërtetë.
Sot, në rubrikën “Trotuar” në “E diell”, Ana është rrëfyer për herë të parë pa dorashka, duke treguar çfarë i ka ndodhur gjatë kohës që ishte në “Për’puthen”.
Ish-konkurrentja ka pohuar se ka marrë kërcënime nga më të ndryshmet.
“Kanë qenë kërcënime në Instagram të tipit pse bën ti kështu, të njohim shumë mirë se kush je ti, ti je ndryshe, nuk je ky njeri që hiqesh, ne do të demaskojmë, do të nxjerrim foto, do të të vrasim, do të të presim…”, tha Ana.