Sorry, no posts matched your criteria.

Alketa Hysa: Në misionin për të bukurën

Alketa është një nga ato gratë e forta që i gjen të bukurën gjithçkaje dhe gjithkujt. Pas jetës në Belsh, ajo dhe familja e saj largohen në Britani në kërkim të sfidave të reja, por edhe qëllimeve të tjera. Pas vështirësive që ndeshi në një vend të huaj, ajo çoi lart emrin e saj, duke u shndërruar sot në një destinacion të bukurisë. Sot një mësuese e bukurisë, Alketa është padyshim modeli më frymëzues i femrës që ia del.

Nga Belshi në Britani, si ishte ky rrugëtim i juaji, çfarë morët me vete dhe çfarë latë pas?

Rrugëtimi jonë pati pak lidhje me situatën politike në vend, mbasi bashkëshorti humbi zgjedhjet në 2000 për kryetar bashkie në Belsh, por gjithashtu kurioziteti i një jetë më të mirë në perëndim si çdo i ri i asaj kohe ku bari duket jeshil nga ana tjetër. Me vete morëm dy valixhe me rroba dhe të gjitha kursimet që kishim. Kurse mbrapa lamë gjithçka, familjarët shoqërinë që su takuam për disa vite me rradhë dhe shtëpinë tonë të bukur, makinën, biznesin në kërkim të një farytale. Gjetët një territor të vështirë, por duket se shpejt arritët të gjenit drejtimin tuaj.

 Si i kujtoni sfidat dhe vështirësitë e para?

Fillimisht studiova anglisht në Richmond kolegj dhe më pas bëra tre vite Hair and Managment në Kingston Kolegj. Mbasi u kualifikova profesionalisht munda te integrohem ne fushen që isha pasionante. Ka patur plot momente gjatë viteve të para që çdo gjë dukej sterr dhe shume herë e kam menduar të kthehem sepse cilësia e jetes nuk ishte ajo që unë kërkoja për veten. Por krenaria s’ma lejonte të dorëzohesh doja të krijoja një jetë më të mirë seç lashë pas dhe vitet e para pa doreza janë tepër testuse. Ato ose të bëjnë ose të thyejnë si karakter, vendosa të mos nënshtrohesha. Mosnjohja e gjuhes, e kultures se vendit mos pasja e dikujt që të ndihmonte i bën vitet e para shumë sfiduese, tepër të vështira. I kemi kaluar këto kohe të vështira në mënyrat që dinim dhe mundem.

 Si ishte për një shqiptare të shndërrohet në një personazh të suksesshëm në Britani?

 Britania është vendi ku nese studion fort, je konsistent, ke etikën e punës je i gatshëm të sakrifikosh ke një profesion që e zotëron mirë cdo gjë arrihet por vec me shume mund dhe djersë. Në Britani është njësoj pavarsisht nacionalitetit tënd sic është për çdo të huaj është dhe për një shqipëtar. Varet nga ti çfare kërkon nga vetja dhe çfarë ofron nëse je i zëvendësueshem prandaj investimi tek vetja eshte celësi i suksesit. Bëje super mirë atë që ben.

Si është sot një ditë e juaja, si nis e si mbaron ajo?

Më pëlqen platforma e edukimit studiova për Gjuhë Letërsi por jap mësim në Hair Industry. Dita ime është me plot ngjyra. Në fushën e edukimit unë kam shansin të lëviz në qytete, akademi dhe sallone të ndryshem me njerez te ndryshem çdo ditë. Dita eshte e ngarkuar sepse pozicioni im është Region Manager for Education of South of England dhe kërkon organizim rigoroz por ka dhe benefitet e veta. Mbas ores se punes unë gjithmonë mundohem të shpezoj kohë me veten dhe të bëj aktivitete fizike. Jam person që më pëlqen shumë natyra dhe koha ime e lire eshte me natyren.

Si profesioniste ne fushe e ngjyrave te flokeve, mund te na jepni disa keshilla per trendet e momentit?

Ngjyrat që janë më trendi në Britani në këtë sezon vjeshte jan rich chocolate, chestnut and chocolate balayage, copper colours, copper balayage dhe për bjonde sandy blondes. Warm rich tones janë trendi i këtij sezoni.

Cilat jane synimet qe i keni vene vetes per te ardhmen e afert?

 Per sa i perket synimeve per te ardhmen jam duke e shijuar platformen e edukimit , jam diplomua Wella Edac Bronce Master Colour Diploma e cila me ka futur totalisht ne shkencen e bojes dhe gjithe kete informacion qe kam plus vitet e eksperiences po investoj tek gjenerata e re dhe po e shijoj kete ndjesi.

E mendon Alketa rikthimin ne vendin e saj?

Shqiperia eshte vendi im, me mungon, me mungojne njerezit e mi me mungon shoqeria qe kam atje dhe me mungon shume dielli i Shqiperise. Po e mendoj ndoshta se shpejti.

Nese beni nje bilance me veten, si do ti pershkruanit keto vite ne Britani?

 Nese bej nje bilanc me veten per mua Britania eshte shtepia ime. Kam jetuar ketu aq gjate sa kam jetuar ne Shqiperi. Profesionalisht kam arritur shume ne Britani. Vitet e fundit per mua jane sukses i punes time te palodhur dhe cdo gje qe une kam punuar shume fort me solli ne platformen qe une jam pasionante Teaching.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com