Sorry, no posts matched your criteria.

Alarm në New York, ndërtesa 426 metra e lartë rrezikon të bjerë!

Qiellgërrvishtësja 432 Park që ndodhet në Manhattan rrezikon të rrëzohet.

Struktura e lartë 426 metra që përbëhet nga 96 kate përfundoi në vitin 2016, gjithsesi sipas disa inxhinierëve të pavarur dhe juristëve të kontaktuar nga “New York Times”, qindra çarje dhe copa betoni që mungojnë në fasadën mbajtëse janë dëshmi e një “stresi” në ndërtesë që shkon përtej pritshmërive të ndërtuesve.

Fajtorë për këtë mund të jenë era dhe uji, gjithësesi, Jose Torero, eksperti i strukturave inxhinierike në University College London, i cili ka studiuar ndërtimin e qiellgërrvishtëseve shprehet se një ndërtesë më pak se 10-vjeçare nuk mund të shfaqë këto shenja dëmtimi, e aq më tepër të shkojë në limit nga baza e deri në majën e ndërtesës.

Me rreth 125 apartamente në shitje për dhjetëra miliona dollarë, ndërtesa 432 Park ka pasur ndër klientë të parë yje si Jennifer Lopez, Alex Rodriguez i basketbollit apo manjatin arab Fawaz Alhokair.

Pa një investim të ri prej qindra miliona dollarësh, pallati i “Billionaire Row” mund të shndërrohet në të pabanueshëm, përveçse të rrezikojë jetën e njerëzve që kalojnë aty pranë. Situata është aktualisht e ndezur, pasi ndërkohë që ekspertët privatë shprehen për rrezikun e lartë, ndërtuesit e ndërtesës japin siguri për të, duke bllokuar kështu edhe punimet për riparimet e duhura.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com