Sorry, no posts matched your criteria.

Agron Llakaj e konsideron marrëdhënien me Altin Bashën “humbje respekti”

I ftuar në emisionin “Më lër të flas” nga Donald dhe Romeo Veshaj, ka qenë aktori i humorit Agron Llakaj. Agroni dhe dy binjakët kanë patur një marrëdhënie shumë të ngushtë që prej kohës kur ata ishin pjesë e “Al Pazar” . Agroni ka qenë ndër figurat e para të humorit në Top Channel por ashtu sic ka krijuar shumë miq ka patur edhe pakënaqësi, duke përmendur Altin Bashën konkretisht.

Llakaj u shpreh se kishte qenë pikërisht ai që e kishte propozuar Altini si regjisor në atë kohë, sepse i kishte pëlqyer një shfaqje e tij. Por pas disa vitesh ai u largua nga “Portokalli” dhe emri i tij nuk u përmend me në përmbledhje spektaklesh duke e konsideruar këtë si “humbje respekti”. Ai përmendi që ka qenë një nga ideatorët e programit dhe aktori i humorit më i paguar në Shqipëri në atë periudhë.

“Kemi patur marrëdhënie të shkëlqyera kur ishim në “Portokalli” por nuk e di se çfarë ndodhi pasi ika unë. E humbi respektin dhe emri im nuk përmendej në “Top Channel”,- u shpreh Agroni.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com