Sorry, no posts matched your criteria.

Brisida Shehaj: Dëshiroj të bëhem nënë edhe pa një bashkëshort në krah

Ish-drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve, Brisida Shehaj ka qenë e ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan.

Sii rrallëherë ajo ka folur për jetën private dhe planet për të ardhmen. Gjatë intervistës Rudina e pyeti Brisidën nëse një ndër dëshirat e saj është të bëhet nënë. Brisida u shpreh se kjo është dëshira e saj më e madhe, edhe nëse nuk do të ketë një partner në krah. Ajo tha se ka marrë vendimin për të qenë nënë e vetme.

“Është e vetmja dëshirë që kam patur. Sa herë diskutoja me mikeshat e mia të ngushta se thoshin ‘Ti shumë e realizuar, ja i ke të gjitha’, i thosha ‘Ndonjëherë Zoti të jep atë që s’do’. Unë jam nga ato natyra që e kam marrë vendimin për të qenë nënë edhe e vetme, kështu që ndoshta në një të ardhme të afërt do ta realizoj. Për mua të qenit nënë qëndron përtej një marrëdhënieje. Ajo është një fat që edhe vjen, edhe s’vjen, por t’i heq mundësinë vetes e të qenit nënë nuk kam ndërmend. Shpresoj që të jemi mirë dhe shpresoj që të ndodhë sa më shpejt të bëhem nënë. Të ishte dikush në krahun tim do ishte shumë mirë, por për fat kam një familje që më përkrah në këtë vendim. E kuptoj që do të ketë paragjykime, siç ndodh në rastet kur dikush bëhet nënë, pa një bashkëshort në krah. Por për mua është më e ndershme dhe e moralshme të bësh diçka të tillë, sesa të shtiresh si 80 për qind e çifteve, që hiqen si të lumtur në foto apo dalje”, tha Brisida.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com