Adelina Tahiri flet për traumën e saj më të madhe
Këngëtarja e njohur Adelina Tahiri ditën e sotme ka qenë e ftuar në emisionin “Live From Tirana”, ku ka treguar më shumë për jetën e saj private.
Gjatë intervistës artistja foli për grabitjen e shtëpisë së saj në Shkup, teksa tregoi se ajo ka qenë një traumë për të.
“Një femër e fortë kalon çdo gjë, ngre kokën lart dhe i kalon. Në fakt, ka ndodhur në shtëpinë ku jetoj në Shkup, në Maqedoni. Nuk doja ta diskutoja sepse nuk kisha fuqi të merresha me të. Më kanë hyrë në shtëpi, më kanë marrë gjëra me vlerë.
Por nuk është këtu problemi. Kam pasur kujtime nga njerëz që nuk janë më. Sado që t’i blesh nuk mund t’i zëvendësosh më. Unë isha në Greqi me pushime në atë kohë. Ngjarja ka ndodhur një të premte. Kishin hyrë nga ballkoni, jo nga dera. Unë jetoj në kat të dytë dhe nuk e di si kanë mundur.
Por jam tmerruar dhe ka qenë një traumë për mua. E kam përjetuar shumë rëndë. Unë edhe sot e kësaj dite mendoj se si do ta gjej shtëpinë kur të shkoj. Denoncimin e bëra dhe tani ia kam lënë në dorë policinë. Por në fakt nuk kam ndonjë shpresë, nuk e di pse”. – tha këngëtarja.