Sorry, no posts matched your criteria.

Adele do të shpenzojë shumën marramedëse për të mbrojtur zërin e saj gjatë koncertit në Las Vegas

Ylli i muzikës, Adele do të përdorë teknologjinë me vlerë 400,000 paund për të mbrojtur zërin e saj gjatë koncertit në Las Vegas.

Pasi koncerti “Weekends With Adele” u shty në janar, këngëtarja do të fillojë javën e ardhshme (të premten) më 18 nëntor në The Colosseum në Caesars Palace.

Dhe vendi i Sin City ka bërë ndryshime të mëdha, pasi ka instaluar një sistem ‘kompleks’ i cili do t’i  japë asaj ‘ajrin më të mirë të mundshëm’ ndërsa ajo këndon, sipas një burimi.

Një burim i tha The Mirror : “Ata kanë pasur sisteme të ndërlikuara të instaluara më parë, por kjo është me të vërtetë në një nivel tjetër. Sistemi funksionon duke kombinuar dehumidifikuesit, njësitë e pastrimit, shpërndarjen e molekulave të ujit dhe ventilatorët ftohës në dhomën e përgatitjes dhe më pas e drejton atë ajër rreth skenës kur ajo performon”.

“Adele po merr ajrin më të mirë të mundshëm për të mbrojtur zërin e saj.”– theksoi burimi.

Kujtojmë se fansave do i duhet të kursejnë shumë para për të parë koncertet e saj në Las Vegas sepse me biletat për koncertet e saj në faqet e rishitjes thuhet se kushtojnë rreth 46 mijë euro.

Sipas The Mirror, personat që do të ulen në rreshtin e parë për koncertin e shumëpritur të krijueses së hitit “Hello” në “The Colosseum” mund të paguajnë deri në 45 mijë euro. Biletat më të lira në rreshtat e fundit do t’i kushtojnë fansave më shumë se 670 euro sipas StubHub.

Gjatë kohës që dolën në shitje, biletat kushstonin nga 73 deri në 590 paund.

Çmimi i lartë i biletave kalon Celine Dion, Sir Elton John, Sir Rod Steëart dhe J-Lo. Brodie Cooper i firmës amerikane të marketingut PRrppd tha se ata ishin “larg më të lartët në historinë e Las Vegas”.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com