Sorry, no posts matched your criteria.

A ka hequr dorë Floriana Garo nga PD-ja pas zgjedhjeve?!

Floriana Garo u rikthye nga Zvicra për të filluar një jetë të re në Shqipëri. Ajo gjithashtu u angazhua dhe në politikë si si zëdhënëse e fushatës së Partisë Demokratike. 

Mirëpo pas humbjes së Partisë Demokratike, ajo ka dhënë një intervistë për “FitStation” në “News24”.

“Unë vetë personalisht pata një zhgënjim shumë të madh, pasi nuk mendoja se ky do të ishte rezultati,  mendoja se kishte ardhur koha për ndryshim. Njerëzit mendojnë se gjërat do dalin si i kemi planifikuar, por ja kjo nuk ndodh gjithmonë dhe duhet të përgatitemi dhe për këtë.

Zgjedhja e familjes tonë për tu kthyer në Shqipëri ka qenë prej pandemisë, prej ndryshimit të botës. Por kemi menduar që fëmijët tanë të rriten këtu, të gezojnë me kohën e mirë me natyrën, kur kushtet janë të mira ata janë shumë të lumtur. Bota është bërë shumë e vogël dhe ne do shkojmë shpesh në Gjenevë për punë, por  për momentin do qëndrojmë në Shqipëri”, u shpreh  moderatorja.

Mesa duket bukuroshja ka vendosur t’i rikthehet sërish jetës në Zvicër, pasi para pak orësh ajo ka publikuar një foto me njërën prej partnereve të saj në biznes dhe kjo na bën të dyshojmë se ajo është zhvendosur me punë atje.

Po ashtu, vihet re se ish-missi ka fshirë në bio-n e saj të Instagram-it dhe emërtimin e mëparshëm si zëdhënëse e fushatës, duke vendosur informacionet e hershme si prezantuese dhe linkun e biznesit të saj.

Por, akoma nuk dihet zyrtarisht nëse Garo është rikthyer në Zvicër apo jo. Gjithsesi, kjo mbetet për t’u parë!

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com