A je e dashuruar ? Luiza Gega jep përgjigjen ‘epike’
Ky ka qenë pa dyshim viti i saj. Luiza Gega na ka bërë të gjithëve krenarë teksa është shpallur Kampione e Europës. Tashmë një sfidë e re gjendet përpara saj, ku te “Dance Albania” ku po provon veten edhe në kërcim.
Mirëpo të gjithë janë kuriozë të dijnë nëse sportisja ka dikë në jetën e saj dhe këtë pyetje nuk ka ngurruar tja bëjë as Ermal Mamaqi, i cili me shaka e pyeti Luizën:
“Dua të bëj vetëm një pyetje nga disa gra që çmenden atje tek lagja e mamit. A je e dashuruar ti? Se të gjithë, aman pyete, si i ka punët me djemtë?”
Ndërsa Luiza u përgjigj:
“Kjo është një pyetje që më bëhet shumë shpesh. Kur të vij nga Tanzania me luan, atëherë…” – tha Luiza duke shtuar: “Për momentin, nuk është se jam e dashuruar, kam një fokus tjetër… ndoshta sigurisht që jetës duhet t’i shijoj çdo gjë, por për momentin po shijoj këtë”.