Albumi i ri muzikor i Lily Allen në formën e një lodre seksi “çmend” fansat, bllokohet website…
Këngëtarja Lily Allen ka zgjedhur një formë aspak të zakonshme për të promovuar shitjen e albumit të saj të ri të titulluar “West End Girl”.
Në faqen e saj zyrtare ajo ka publikuar disa USB në forma të lodrave të seksit, të cilat përmbajnë këngët e saj brenda. Pavarësisht formës provokuese dhe bujës që po bën në rrjet, këngëtarja shprehet se ato janë thjesht disa pajisje elektronike që shërbejnë për ruajtjen e të dhënave. Ky album në formë të çuditshme shitet për 34 dollarë, për të gjithë fansat e… artistes.
Gjtihësesi, mediat tregojnë se kjo formë aspak “tradicionale” e albumit nuk është zgjedhur rastësisht. Sipas tyre, Lily akuzon ish-partnerin e saj, aktorin e “Stranger Things”, David Harbour se ka përdorur objekte të ngjashme dhe shumë gjëra të tjera “të çuditshme” për ta tradhtuar atë. Këtë detaj personal, Allen e përmend edhe në një nga këngët e albumit që quhet “P***y Palace”, ku shprehet pa filtra për lodra seksi, lubrifikantë, prezervativë të gjetur në jetën e dyfishtë të “tradhtarit”, për të cilën pyet edhe veten se si u gjend pjesë e saj.
Fansat e Lilyt nuk kanë apak dyshime se një pjesë e mirë e teksteve të këngëve të albumit të saj të ri i janë dedikuar drejtpërdrejt ose jo, bashkëshortit të saj për 5 vite, Harbour.
Gjithësesi, pavarësisht se ajo marrëdhënie ka lënë shenjë për mirë por edhe për keq, disa trauma të krijuara te artistja të paktën po shërbejnë që njerëzit të kuptojnë se çka ka përjetuar Allen, me të gjitha ndjesitë dhe… format e saj. Website i këngëtares është mbingarkuar sapo ajo ka publikuar albumin me fornë të pazakontë, çka tregon për një sukses.
