Sorry, no posts matched your criteria.

Habit Kanye West: Trendi që pendohem që e kam ndjekur? Vet jeta…

Reperi Kanye West nuk resht së surprizuari sa herë që ka një dalje në publik, apo kur intervistohet.

Së fundmi, gjatë një vizite të tijën në Japoni, ai është intervistuar në rrugë nga një gazetar, pjesë e “Mystery Fashionists”, një faqeje në TikTok me rreth 300.000 ndjekës që fokusohet tek moda e personazheve të famshëm. Në videon 30-sekondëshe të publikuar në këtë profil, Kanye i përgjigjet disa pyetjeve të shkurtra, kryesisht në raport me modën dhe me veshjen e përzgjedhur nga reperi.

Ai fillimisht tha se çdo veshje të tijën e vlerëson me notën 10, duke treguar njëherë këpucët Yeezy 950s që mbajnë markën e tij, e më pas pantallonat xhins, xhaketën e zezë dhe “hoodien”, të cilat i kishte blerë gjatë një ndalese aty.  

Por ajo çka la pa fjalë intervistuesin dhe ndjekësit e reperit ishte përgjigja e pyetjes së fundit.

“Cili është trendi i modës që pendoshesh se e ke ndjekur?” – e pyeti intervistuesi Kanyen.

Pasi u mendua mirë, me shikimin e tij të ftohtë dhe pa emocion, reperi tha: Vetë jeta!

Nuk dihet nëse është një deklaratë e thënë për humor, apo një përgjigje që shfaq problemet ekzistenciale të reperit, por qëndrimi i tij duket shqetësues për fansat.

Vitet e fundit nuk kanë qenë aspak të lehta për të, që prej ndarjes nga Kim Kardashian, te akuzat e ngritura ndaj tij, te mungesa e kërkesave të shumta muzikore etj., edhe pse pavarësisht këtyre nuk ka reshtur asnjëherë së veshuri me stil të veçantë.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com