Sorry, no posts matched your criteria.

Enada Hoxha: Nuk e kisha menduar kurrë ndarjen, por një jetë të lumtur deri në vdekje…

Balerina dhe koreografja e mirënjohur shqiptare Enada Hoxha ka qenë e ftuar në programin “Çasti i duhur” i moderatores Fjodora Fjora në Radio Televizionin Shqiptar.

Në një bisedë të gjatë për karrierën e saj, sukseset dhe dështimet, Enada ka rrëfyer edhe momente të vështira të jetës, e të tjera që e mbajnë gjallë sot për të vazhduar përpara.

Ajo këtë vit ka bërë plot 30 vite karrierë në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit. Duke kujtuar herën e parë që shkeli në ambientet e institucionit kulturor, ajo shprehet se mban mend dhe aromën e shkallëve atëherë atje, si dhe kur i kishte premtuar vetes se do të rikthehej patjetër, por si protagoniste, si pjesë e skenës, në vend të artistëve që kishte parë gjithmonë. Për Enadën, çdo student e ka ëndërr të kalojë fillimisht nga TKOB kur mbaron studimet, por ajo nuk u nda më prej tij dhe e rrëfen plot dashuri çdo eksperiencë atje.

Enada gjithashtu ka folur për marrëdhënien me djalin e saj Roanin, të cilin e do shumë. Sipas saj, fakti që ai ka qenë gjithnjë afër prindërve të tij përgjatë përditshmërisë por edhe profesionit të tyre, e ka ndihmuar shumë në edukimin e tij, por edhe në raport me artin. Enadës i pëlqen fakti se Roanit i pëlqen arti, dëgjon muzikë të mirë si dhe sheh “musical”, duke e cilësuar atë një djalë të mbarë dhe pa vese. E vetmja gjë që e shqetëson pak si mami, edhe pse djali është 18 vjeç, është rreziku nga dëmtimet, pasi Roani ndjek pasionin e tij, futbollin.  

Sigurisht që në intervistë nuk mund të lihej pa përmendur edhe ndarja nga ish-bashkëshorti Gerd Vaso, çka ishte diçka që Enada nuk mund ta parashikonte dot kurrë.

“Nuk e kisha menduar kurrë. Kisha menduar një jetë të lumtur deri në vdekje, si Enada që beson që çdo gjë duhet të jetë e përhershme. Ndoshta jam e vetmja që e mendoj kështu, por pak rëndësi ka. Unë të gjitha gjërat i mendoj të përjetshme.” – shprehet koreografja me lot në sy, duke pranuar fatin e dashurisë së saj, pavarësisht dhimbjes që ndjen.

Gjithësesi, ajo shton se si gjithmonë pas furtunës del dielli, duke i uruar jetës së vet vetëm diell, krah djalit të saj.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com