Betejat e vazhdueshme mes Angelina Jolie dhe Brad Pitt kanë bërë që aktori “të humbasë veten”
Flitet se beteja e vazhdueshme ligjore e Brad Pitt ndaj ish-bashkëshortes Angelina Jolie, sidomos ajo që ka të bëjë me pronën franceze Château Miraval, ka pasur një ndikim serioz në jetën e aktorit të famshëm.
Ines de Ramon, e dashura aktuale e Pitt është e shqetësuar për peshën e kësaj çështjeje që ka zgjatur pë 10 vite, çka e ka lodhur atë. Madje burimet thonë se Ines e shqetëson fakti se ky problem mund të ndikojë edhe në marrëdhënien romantike të saj me aktorin.
“Ines e admiron vendosmërinë e Brad, por është shumë e shqetësuar për të. Ajo e ka të vështirë të shohë partnerin e saj të fokusuar aq shumë në këtë çështje që po e lëndon.” – shprehet një burim afër çiftit.
“Sa herë që hapet tema e çështjes gjyqësore në prani të tij, Pitt ndryshon menjëherë sjellje. Ai nervozohet dhe shndërrrohet në tjetër njeri. Inesi e cilëson atë si ‘gjendjen e tij të luftës’, për të cilën nuk mund të bëjë asgjë pasi në atë moment nuk është personi që ajo njeh.” – shprehet një tjetër burim për situatën që po kalon çifti në këtë periudhë. Mesa duket, çështja shumë e gjatë dhe e mundimshme, sigurisht e shoqëruar edhe nga problemet e Pitt me fëmijët, e ka bërë atë të ndryshojë dhe të mos jetë më njeriu “i ngrohtë” i dikurshëm.
