Dua Lipa, spektakël në koncert dhe “paqeruajtëse” në stadium për Boca Juniors-River Plate
Këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa ka qenë në Argjentinë për 2 netët e turit të albumit të saj të fundit “Radical Optimism”, ku ka perforumuar në stadiumin “Estadio Monumental” të skuadrës së futbollit River Plate.
Pasi mbylli dy netët e turit me një stadium të tejmbushur, Dua vendosi të shohë përballejn e ekipit kundër Boca Juniors, në atë që kosiderohet si një prej përballjeve më të “ndezura” dhe më të forta në të gjithë botën.
Në ndeshjen që përfundoi me rezultatin 2-0 për Boca Juniors, 30-vjeçarja vendosi të qëndrojë neutrale, duke veshur fanellën e kombëtares argjentinase.
Gjithësesi, pavarësisht atmosferës si gjithnjë të zjarrtë dhe emocioneve të ndeshjes, të dyja skuadrat nuk mund të qëndronin indiferente ndaj prezencës së artistes së famshme.
Në të dyja profilet zyrtare të skuadrave në Instagram shihen fotot e Duas, një herë me fanellën e River Plate në duar me numrin 22, e më pas me fanellën e Boca Juniors me numri 10. Ajo që bën diferencën është se në foton e këtyre të fundit, shihet nën shoqërinë e legjendës së klubit dhe të futbollit argjentinas, Juan Roman Riquelme.
“E dashuroj këtë energji, njerëzit këtu janë perfektë!” – shprehet këngëtarja për atmosferën në stadium.
Pasi i dhuroi 2 koncerte të mrekullueshme fansave argjentinase, Dua do të ketë si destinacion të radhës Kilin, e më pas do të vazhdojë turin e saj në Brazil.
Dua është parë shpesh në ambientet e futbollit, çka me siguri tregon se ajo e preferon këtë sport, ama si tifoze i ka konfuzuar paksa ndjekësit.
Përveç aventurës së saj në Argjentinë, në Angli ajo është parë të mbështesë skuadrën e Arsenalit, por së fundmi edhe atë të Liverpoolit, krah ish-futbollistit Jamie Carragher.
“Jam një mbështetëse nderi e Liverpoolit. Babai dhe vëllai im janë tifozë të Arsenalit, kshtu që do të futesha në telashe po të thoja që bëj tifo për Liverpool. Gjithsesi e dua këtë ekip!” – është shprehur këngëtarja kur është pyetur për skuadrën e saj të zemrës.


