Dhuna ndaj Klea Prengës, Gjykata e Tiranës dënon motrat Antonela e Mariela Berisha
Ditën e sotme, Gjykata e Tiranës ka bërë publik vendimin ndaj motrave Antonela dhe Mariela Berisha, të gjykuara për sulmin fizik në gusht të vitit 2024 në një nga restorantet e Tiranës, ndaj blogeres Klea Prenga.
Gjykata i ka shpallur ato fajtore për plagosje të rëndë me dashje në bashkëpunim, duke dënuar kështu Mariela Prengën si agresore kryesore, me 3 vite burg që në fakt do të reduktohen në 2 vite për shkak të gjykimit të shkurtuar. Po ashtu edhe e motra Antonela Berisha është dënuar me 3 vite burgim, të cilat shkojnë në 2 vite për arsye të gjykimit të shkurtuar, por që konvertohen në 2 vite shërbum prove.
Motrat Berisha, të cilat u vetdorëzuan në policinë e Tiranës rreth 2 muaj pas mbrëmjes së sulmit, kanë 15 ditë kohë që të mund të apelojnë këtë vendim në Gjykatën e Apelit.
Kujtojmë se shkak i dhunës që motrat ushtruan mbi Prengën mendohet se është bërë dyshimi i Marielës se Klea kishte lidhje me bashkëshortin e saj.
VENDIMI
Referuar interesit të shfaqur nga disa gazetarë, komunikohet informacioni zyrtar në vijim: Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, Dhoma Penale, pasi ka mbyllur shqyrtimin gjyqësor të çështjes penale në ngarkim të të pandehurave M.B. dhe A.B, ka shqyrtuar dhe vlerësuar të gjitha aktet dhe provat të administruara në kuadër të këtij procedimi penal, ka dëgjuar palët në pretendimet e tyre përfundimtare, në emër të Republikës,
VENDOSI
1. Deklarimin fajtore të të pandehures M.B. për kryerjen e veprës penale të “Plagosje e rende me dashje” e kryher ne bashkëpunim parashikuar nga neni 88 e 25 i K.Penal dhe dënimin e saj në bazë të këtij neni me 3 (tre) vjet burgim.
2. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit M. B. i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 2 (dy) burgim.
3. Vuajtja e dënimit për të pandehuren M.B. fillon nga dita e vete-dorëzimit te saj date 15.10.2024, dhe të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.
4. Deklarimin fajtor të të pandehures A.B. për kryerjen e veprës penale të “Plagosje e rende me dashje” e kryher ne bashkëpunim parashikuar nga neni 88 e 25 i K.Penal dhe dënimin e saj në bazë të këtij neni me 3 (tre) vjet burgim.
5. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit A. B., i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 2 (dy) vjet burgim.
6. Në bazë të nenit 59 të Kodit Penal urdherohet pezullimi i ekzekutimit të dënimit me burgim, për një kohë prove prej 3 (tre) vjet, me kusht që e pandehura të mbajë kontakte me Sherbimin e Provës dhe gjate kësaj kohe të mos kryejë vepër tjetër penale.
7. Heqjen e masës së sigurimit “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, caktuar nga Gjykata e Shkalles se Pare e Juridiksionit te Pergjithshem Tiranë me vendimin nr. 2540 Akti, date 10.10.2024.
8. Shpenzimet proceduriale gjate fazes se hetimeve paraprake si dhe shpenzimet gjyqesore i ngarkohen te pandehurave ne menyre solidare.
9. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Apelit te Juridiksionit te Pergjithshem Tiranë, brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të vendimit.
