U akuzua për kultivim lëndësh narkotike, gjykata jep vendimin për Belina Pupën
Në muajin maj të këtij viti, një lajm që vinte nga Australia e largët kapi vëmendjen e mediave online në Shqipëri, pasi u përfol se aktori i mirënjohur Elvis Pupa dhe bashkëshortja e tij Belina Pupa po hetoheshin nga policia e Adelaides për kultivim të lëndëve narkotike, në një nga ambientet në pronësi të tyre.
Menjëherë pas përhapjes së shpejtë të lajmit, aktori që u bë i famshëm në programin e humorit “Portokalli” publikoi një video duke thënë që ai në fakt gjendet në Shqpëri, si për të “goditur” thashethemin e për të thënë që jo gjithçka është e vërtetë.
Gjithsesi, pas disa muajsh hetimesh dhe procesi gjyqësor, duket se ditën e djeshme është marrë vendimi në raport me Belina Pupën, “pronaren” e ambientit ku u gjet lenda narkotike.
“Vip Magazine” ka mësuar se trupa gjykuese në Adelaide ka rrëzuar të gjitha akuzat që lidhen me shtëpinë e dhënë me qira në zonën e Ascot Park, ku u zbulua kultivimi i bimëve narkotike nga qiramarrësi.
Sipas informacionit, Belina Pupa nuk ishte e përfshirë dhe nuk kishte asnjë dijeni për aktivitetin që bëhej në ambientin nën pronësi të saj, pasi ajo gjatë kësaj periudhe menaxhohej nga qiramarrësi. Gjykata vendosi se përgjegjësia ligjore nuk mund të bjerë mbi pronarin kur veprimet e paligjshme janë kryer nga pala që ka përdorur pronën pa dijeninë e tij. Ky vendim liron totalisht Belina Pupën nga çdo akuzë, e njëkohësisht çliron çiftin e njohur nga çdo barrë që u ka rënë mbi supe, krijuar edhe nga përhapja e shpejtë e një lajmi, pa u thënë fjala e fundit nga drejtësia.
Elvis Pupa ka reaguar me një “story” në profilin e tij në Instagram, duke shprehur edhe kënaqësinë për këtë lajm të mirë. “Faleminderit të gjithëve për mbështetjen. Mos paçi të tilla raste që t’jua shpërblejmë.” – shkruan aktori, duke qeshur.
